Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka nënshkruar sot me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.
Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n./arbresh.info/
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan