Është nënshkruar dje marrëveshja ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), projekt ky me vlerë 2.5 milionë euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ky projekt është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për fuqizimin e kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
2.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Dje u nënshkrua marrëveshja ndërmjet komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Një fillim i mbarë i kryetarit të ri të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe një lajm shumë i mirë për banorët e kësaj komune.
Përzgjedhja e mjekut familjar në platformën eKosova, rritja e buxhetit për barna në kujdesin parësor nga 11 milionë euro, në 24.5 milionë euro, furnizimi i komunave me mbi 40 autoambulanca të reja dhe me 30 automjete për vizitat shëndetësore, janë disa prej investimeve tona në kujdesin shëndetësor primar. Pra, përveç investimeve në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale, vëmendje të veçantë i kemi kushtuar dhe po i kushtojmë gjithmonë e më shumë edhe QMF-ve dhe QKMF-ve, të cilat janë porta e parë e shërbimit publik shëndetësor për qytetarët e Republikës.
Me këtë të sotmen, bëhen gjashtë QKMF që po ndërtohen gjatë këtij mandati qeverisës, pas atyre në Drenas, Shtime, Istog dhe Ferizaj, të cilat janë në proces ndërtimi, dhe QKMF-së në Mamushë, që është përuruar vitin e kaluar./Arbresh.info
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga
Kurti vizitoi Handikos-in: Punësuam 422 asistentë në shkolla...