Qeveria e Kosovës dhe ajo daneze kanë nënshkruar marrëveshjen për lëshimin e 300 qelive me qira.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton arbresh.info

Ministrja Haxhiu ka njoftuar se dhënia me qira e qelive ku do të vendosen 300 të burgosur vlen për 10 vjetët e ardhshme.
Ajo tha se të dënuarit të cilët do të transferohen nga Danimarka në Kosovë nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

Paratë ë fituara nga kjo marrëveshje do të dedikohen për energjinë e ripërtërishme.
Kujtojmë që Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruaj një marrëveshje të tillë.

Nga kjo marrëveshje pritet që vendi ynë të përfitojë 210 milionë euro për 10 vjetët e ardhshme./arbresh.info/



Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...