Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet do të fillojnë brenda ditësh.
Gjithashtu, ai ka shkruar se kjo do të mundësojë që qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni.
“Jemi në një process të transformimit të kryeqytetit dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do ta ndryshojnë për të mirë Prishtinën tonë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...