Sot, u mbajt Ceremonia e Nënshkrimit të Grantit për “Projektin për Pastrimin e Minave në Zonën Kufitare të Jugperëndimit të Kosovës” në kuadër të Asistencës së Grantit për Sigurinë Bazike Njerëzore në (GGP).
Grant Kontrata u nënshkrua nga Hiroyasu Tanigaki, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Fred. Wellesley, Menaxher i Programit të HALO Trust Kosova, partnerit zbatues të projektit, njofton Ambasada e Japonisë në Kosovë.
Në ceremoni morën pjesë edhe viktima të minave tokësore nga Prizreni .
Tanigaki fillimisht përgëzoi HALO Trust për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në aktivitetet për pastrimin e minave përgjatë 25 viteve. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për kontributin në iniciativat të cilat do ta sjellin vendin më afër qëllimit kombëtar për t’u pastruar nga minat tokësore dhe mbetjet e municioneve thërrmuese deri në vitin 2030.
Ky është një nga projektet më të mëdha të GGP-së Japoneze në Kosovë, dhe njëherit projekti i katërt i deminimit përmes kësaj skeme të granteve.
“Projekti për Pastrimin e Minave në Zonën Kufitare të Kosovës Jugperëndimore” synon të eliminojë minat tokësore nga një total prej 4.71 hektarësh në zonën e Gorozhup në Komunën e Prizrenit, Glloboqicë në Komunën e Dragashit dhe Gjocaj në Komunën e Junikut, duke mundësuar qasje në shkëmbinj dhe pyje si dhe zhvillimin e turizmit. Ky projekt do të mundësoj kalimin e sigurt për 1,593 banorët të tre fshatrave dhe zonave përreth, si dhe përafërsisht 7,500 alpinistë dhe roje kufitare çdo vit. Vlera totale e projektit është njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë euro (164,912 euro)”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se si një nga skemat e Asistencës Zyrtare të Japonisë për Zhvillim, GGP ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të zhvillimit socio –ekonomik në nivel bazik. Qëllimi është të përmirësohen Nevojat Bazike Njerëzore duke targetuar kryesisht fushat si: shëndetin, arsimin, mjedisin dhe mirëqenien sociale. Synimi kryesorë është të përmbushen nevojat e larmishme të komuniteteve lokale duke ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve bazë duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.
Në Kosovë, Japonia e ka zbatuar skemën GGP që para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma totale e GGP- së së Japonisë arrin në 4,350,715 euro për 65 projekte në të gjithë Kosovën ./rtk
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...