Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina si dhe tregon se janë duke e zhbllokuar këtë situatë.
Zogaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit.
Sipas tij, janë duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojnë me grumbullim të mbeturinave.
“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave. pic.twitter.com/ctWQX8qQB7
— Alban Zogaj (@albanzogaj) May 24, 2022
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...