Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery.
Destinacioni i tij i parë do të jetë qyteti i Ferizajt ku nga ora 10:00 do të nisë një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun.
Më vonë ai me ftesën e SBAShK-ut do të takohet me anëtarët e Komisionit për Arsim.
Montgomerynë në takim më pas do ta presë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ndërkaq, ai do ta mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:00, pas takimit final që do ta ketë me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...