Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se shpreson dhe lut Vetëvendosjen që të mendojë mirë sa i përket mundësisë së bashkërendimit të forcave me AKR për një forcë të përbashkët në zgjedhje.
“Është hera e parë që qytetarët e kanë të qartë se si është skena politike dhe e kanë një vendim shumë të lehtë nëse VV na bashkëngjitet neve. Me këtë qytetarët e kanë shumë të qartë a do ta votojnë vendin drejt humnerës si në të kaluarën apo ta shohin Kosovën në një ditë më të mirë. Është momenti që qytetarët të vetëdijësohen”, ka thënë ai, përcjell Arbresh.info.
Nënkryetari Sejdiu thotë se edhe në mungesë të VV-së ekziston mundësia që të dalin të parët në mbrëmjen e 11 qershorit.
“Do doja që të na bashkohej VV që të festonim së bashku këtë moment por e besoj që edhe pa VV do të mund të arrijmë këtë”, ka thënë ai RTV Dukagjini. /Arbresh.info
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...