Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka hedhur poshtë mundësinë që çështja e taksës ta ketë lëkundur partneritetin e koalicionit qeverisës.
Ai ka vlerësuar se koalicioni është duke funksionuar mirë dhe nuk mund të flitet për ftohje të raporteve në mes të drejtuesve të tij.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Nitaj ka thënë se qëndrimet për taksën janë ndryshim në metodologjinë se si do të arrihet deri te caku kryesor që është marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi.
Ai ka deklaruar se ideja për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse është hajgare.
Kurse sa iu përket zgjedhjeve, Nitaj ka thënë se në këtë kohë nuk janë të përshtatshme për Republikën e Kosovës.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...