Rreth 36 militantë të dyshuar të ISIS-it janë vrarë në Afganistan pas hedhjes së “nënës të të gjitha bombave” nga Amerika.
Kjo është bomba më e madhe jo bërthamore që është përdorur në këtë luftë, transmeton portali arbresh.info.
Pretendimet nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur, por zëdhënësi i ministrisë afgane të mbrojtjes, Dawlat Waziri ka thënë se asnjë civil nuk është lënduar në shpërthimin masiv që kishte cak një rrjet të shpellave dhe tuneleve.
“Asnjë civil nuk është lënduar dhe vetëm baza e përdorur nga Daesh për të nisur sulme në pjesët tjera të provincës është shkatërruar”, ka thënë Waziri në një deklaratë.
ISIS ka një bastion të vogël në Afganistanin lindor prej edhe na ka organizuar sulme vdekjeprurëse në kryeqytetin Kabul./Arbresh.info
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...