Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu për Ditën e Gruas ka vizituar Rukë Haradinaj, nënë e tre dëshmorëve të kombit.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu tha se Rukë Haradinaj është grua e rrallë dhe sipas sajë gratë e tilla janë burim i forcës, djep i atdhedashurisë dhe simbol i frymëzimit.
“Në ditën ndërkombëtare të Gruas, bashkë me Timen dhe Evgjeninë vizituam Nanën e heronjëve të lirisë, Rukë Haradinaj. Gratë si Rukë Haradinaj janë të rralla. Ato janë burim i forcës, djep i atdhedashurisë dhe simbol i frymëzimit”, ka shkruar Musliu.
“Sot e kemi shumë më të lehtë falë sakrificës dhe dhimbjes se nanës Rukë dhe të gjitha atyre nënave, djemtë dhe vajzat e të cilave u flijuan për lirinë tonë. Me një mikpritje fisnike na nderuan edhe Suzana, bashkëshortja e Heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Antigona”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...