I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të nisur me negociatat e anëtarësimit në BE.
“Nuk kam asnjë dyshim për ketë.
Ato i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe sigurishtë që janë gati.
Unë dua ta pranoj me sinqeritet që problemi qëndron në palën tonë me BE-në pasi në nuk kemi konsensus me të gjithë bllokun dhe ne po punojmë fort për ta pasur këtë bashkim” tha Lajçak.
I pyetur se a po humbet besimi në Bashkimin Evropian nga këto mosmarrëveshje, ai tha se nuk është krenar me shpejtësinë qe po ecin por qe nuk ka dyshim në ketë dhe sipas tij, BE vazhdon të mbetet opsioni i vetëm dhe me pozitiv për të ardhmën e rajonit të Ballkanit.
“Unë këshilloj që ta kritikojmë njëri-tjetrin më pak dhe të bashkëpunojmë më shumë”, tha në fund diplomati Lajçak./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...