Policia e Kosovës, me datën 21.04.2024 rreth orës 10:30, si rezultat i angazhimeve të saja ka pranuar një informacion se në Zveçanin e Vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale.
Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës bën të ditur se me autorizimin e prokurorit kujdestar, zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara, kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok.
“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar, mashkull serb, të cilit i përket shtëpia e banimit e i cili dyshohet se gjendet në Serbi. Vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në komunikatë


Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit