Në praninë e ish ushtarëve të UÇK, veteranëve të luftës, familjarëverëve të dëshmorëve të rënë e qytetarëve të shumtë, sot në Sllupçan u mbajt manifestimi tradicional i 2 majit, njofton TV21.
Të përkujtojmë se më 2 majin e para 16 vitesh territori i Komunës së Likovës ishte shpallur zonë e lirë, ku më pas për disa muajë me radhë u zhvillua luftë e ashpër midis forcave të UÇK-së dhe forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit.
Në fund të theksojmë se, manifestimit të 2 majit i parapriu edhe shënimi i Ditës së Komunës së Likovës, me ç’rast delegacion i kësaj komune bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve nga fshati Vaksincë e deri në fshatin Nikushtak, duke përkujtuar edhe njëherë dëshmorët e rënë në altarin e lirisë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar