Sipas raportit zyrtar të Inspektorëve, sasia e produktit të prishur është gjetur në Qendrën Tregtare “Arjeta”.

Komuna e Skenderajt nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme, konform dispozitave ligjore, duke i shqiptuar gjobë biznesit në fjalë.
Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre. Për të arritur këtë, kërkojmë bashkëpunim nga secili qytetar, të cilëve u bëj thirrje të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar./Indeksonline/


Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...