Në stacionin policor në Shtërpcë u përurua sot “Dhoma mike”, donacion i KFOR-it Italian.
Ceremonia u zhvillua në prani të Major Avni Uruqit, Shef i Sektorit Rajonal për Operativë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj dhe Kolonel Lorenzo Mangia, Komandant i KFOR-it për rajonin e Perëndimit, të cilët së bashku prenë shiritin duke shënuar hapjen e kësaj dhome.
Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu komandanti i stacionit policor, rreshteri Dragan Stevanoviç me stafin e tij, të cilët pranuan donacionin.
““Dhoma mike” është një hapësirë e renovuar, e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë. Ajo synon të ofrojë kushte optimale për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, duke krijuar një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Major Uruqi falënderoi KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin, ndërsa Kolonel Mangia vlerësoi lartë bashkëpunimin me Policinë Rajonale të Ferizajt, duke shprehur gatishmërinë për mbështetje dhe projekte të tjera në të ardhmen.
Ky investim u cilësua si një kontribut i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe përkujdesjen ndaj viktimave të dhunës në familje./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...