Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve në sektorin privat të Kosovës.
Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Protestuesit në duart e tyre mbanin parullat ku kanë shprehur pakënaqësitë rreth gjendjes së punëtorëve të sektorit privat. Në disa nga parullat shkruheshin “Ne nuk jemi rob, por jemi punëtor”, “Duam të drejtat tona” “Respektoni ligjet e punës” e shumë parulla të tjera.
Po ashtu, ata kërkua nga qeveria që të merret me të drejtat e tyre. Deri më tani sipas tyre nuk janë duke u respektuar . Brenda vitit sipas kësaj sindikate kanë humbur punën qindra punëtorë.
Tutje ata kërkuan që të kthehen të gjithë punëtorët në vendet e punës në mënyrë urgjente. Përfaqësues të kësaj sindikate po ashtu përmenden edhe rastin e 100 punëtorëve në Aeroportin e Prishtinës të cilët janë larguar nga puna, e disa prej tyre kanë qenë edhe ushtarë të Komandantit legjendar Adem Jashari./arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...