Familjarët të cilët kanë pacientë duke u mjekuar në QKUK nuk po mund ta përballojnë koston e ilaçeve që duhet t’i blejnë. QKUK-ja ka mungesa të ilaçeve dhe materialeve shpenzuese prej më elementareve, duke përfshirë edhe shiringat e gjilpërat, shkruan sot, gazeta Zeri.
Me një qese përplot ilaçe Behar Rama është futur të hënën në korridorin që çon në Mjekimin Intensiv. Pak çaste më parë ilaçet i kishte blerë hiç më pak se 19 euro për familjarin e tij që po mjekohet në Intensiven e QKUK-së. Rama thotë se javën që shkoi të gjithë pa përjashtim kanë blerë shumicën e ilaçeve, pasi ato kanë munguar në QKUK.
“Një doktor këtu bile na tregoi një listë prej 19 llojeve të ilaçeve që mungojnë sepse i vinte keq që të gjitha po duhemi për t’i blerë vetë”, tregon familjari i pacientit, duke folur për njërën nga peripecitë me të cilën ballafaqohen gjatë tretmanit mjekësor.
Mjekimi në Intensivë, sipas tij, zakonisht merr kohë të gjatë dhe shumat e parave që shpenzohen për ilaçe janë të papërballueshme për një familje me gjendje të mesme sociale. “E këtu ja paramendoni, nuk ka asgjë këtu”, thotë familjari i pacientit tek në telefonin e tij tregon një listë me emrat e 19 ilaçeve dhe 10 llojeve të domosdoshme të materialeve shpenzuese që mungojnë…
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...