Ngritja e temperaturave rrit rrezikun nga kafshimi i gjarprit. Në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë mungon serumi kundër helmimit të gjarprit.
Kafshimet e tyre thuhet se i përdorin si metodë të gjuetisë ashtu edhe si mjet mbrojtjeje. Qytetarët thonë se kanë parë gjarpërinj edhe në kryeqytet.
Por kur do të sigurohet serumi kundër kafshimit të gjarpërinjve?
“Me këtë serum dhe serumet tjerë normalisht se furnizohemi nga lista esenciale e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht nga departamenti farmaceutik. Në kërkesa është vazhdimisht, në sistem nuk ekziston. Domethënë nuk kemi ende qasje pavarësisht kërkesave. Nuk e dimë se a do të kemi muajt e ardhshëm ose ditët e ardhshme”, tha për RTV21 Bujar Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...