Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon sot në Prishtinë Forumin Ekonomik “Të Bërit Biznes me Finlandën’”.
Forumi do të fillojë në ora 09:00 dhe do të sjellë diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, me fokus në sektorët e teknologjisë së informacionit (ICT) dhe minierave.
“Në hapje të ngjarjes, përveç kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, do të marrin fjalën edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen, si dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë forumit do të zhvillohen edhe takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova dhe Finlanda”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...