Në Prishtinë u mbajt punëtoria e fundit nga gjashtë gjithsejtë të zhvilluara në rajone të ndryshme të Kosovës dhe që kanë mbuluar të gjitha komunat. Qëllimi i këtyre punëtorive ishte shpjegimi i procedurave nga Udhëzimet Administrative të dala nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, të organizuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përkatësisht Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (DPHNB), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.
Sikurse në të gjitha punëtoritë edhe në Prishtinë, zyrtarët e DPHNB fillimisht shpjeguan aktivitetet në të cilat është angazhuar DPHNB dhe që kanë për qëllim lehtësimin e zbatimit të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje, duke përfshirë aktivitetet e koordinimit me institucionet tjera siç është përgatitja e udhëzuesve të detajuar për procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje. Gjithashtu u prezantuan edhe procedurat e detajuara për trajtimin e kategorive të ndryshme të ndërtimeve pa leje.
Përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë prezantuan skemat grafike të përgatitura nga ky program në bashkëpunim me DPHNB dhe që shpjegojnë fazat e ndryshme procedurale në mënyrë grafike.
Pas përfundimit të prezantimeve, u zhvillua një diskutim ndërmjet zyrtarëve komunal të pranishëm dhe zyrtarëve të DPHNB ku u ofruan sqarime lidhur me disa çështje procedurale të ngritura nga zyrtarët komunal. Gjithashtu u theksua se DPHNB do ti mbledhë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim të ngritura gjatë të gjitha punëtorive të planifikuara dhe do të bëjë përpjekje maksimale për adresimin e këtyre çështjeve në udhëzuesit e detajuar të cilët janë në përgatitje e sipër.
Në gjashtë punëtoritë e zhvilluara këtë muaj morën pjesë mbi 200 zyrtarë komunal nga komunat e Republikës së Kosovës.

Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid