Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar me riprogramimin e semaforëve në kryeqytet.
Rama thotë se me këto ndryshime do të lehtësohet trafiku në orët e pikut, duke krijuar qasje dhe alternativa për vozitësit.
“Po krijojmë valën e gjelbër! Duke filluar nga Dardania deri te Bregu i Diellit, sigurojmë një qarkullim më të shpejtë. Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar që “së shpejti do të sjellim ndryshime të tjera, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin tonë të mobilitetit, për ta bërë lëvizjen në Kryeqytet edhe më të lehtë dhe më të organizuar”.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...