Në Prishtinë fillojnë “Ditët e Krenarisë”

18:19 | 17 Prill 2015
M. A.

Komuna  e Prishtinës njofton se  në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon aktivitetin “Ditët e Krenarisë” përmes së cilit do të përkujtohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës të rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Aktivitetet që do të shënojnë këtë organizim do të fillojnë nga sot ku në orën 17 mbahet turniri në futboll të vogël, ndërkaq nesër dita fillon me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, nderim tek  shtatorja e Zahir Pajazitit ku do të ketë edhe dhurim gjaku në këtë shesh pastaj  në Marec mbahet tubimi përkujtimor.

Gjatë tërë ditës po ashtu do të ketë homazhe nëpër fshatrat e Prishtinës tek varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në orën 19 në ndërtesën e re të komunës do të mbahet një akademi përkujtimore. “Ditët e Krenarisë” vazhdojnë deri më 23 prill./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale