“Në prillin e ardhshëm kemi zgjedhje”, Krasniqi: Në cilindo kombinim s’mund ta zgjedhim presidentin e ri

08:00 | 7 Mars 2025
E.K

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që Kosova mund të kalojë në një fazë të ngërçit politik në periudhën kohore derisa të formohet qeveria.

“Është e mundshme, kemi përjetuar ngërçe edhe në të kaluarën , ne stabiliteti a vyn më shumë se për ngërçe jemi mësuar, 6 muaj ngërç kemi pasur në vitin 2014, është viti me zhvillimin e konomik, me rritjen e brutoprodhimin vendor me të vogël që kemi pasur sepse kriza e ka prodhuar një gjë të tillë”, tha ai.

Krasniqi duke folur për zgjedhjen e presdientit të ri është vështirë të parashikohet nëse do të propozohet një emër i veçantë, por nuk e përjashtoi si mundësi.

“Është herët të flitet për emra, kështuqë spekulimet e tilla i lëmë për kur t’i vijë koha, për president nuk kemi diskutar, ta bëjmë qeverinë “, tha ai.

“Në prillin e ardhshëm kemi zgjedhje”, Krasniqi: Në cilindo kombinim s’mund ta zgjedhim presidentin e ri

Krasniqi tha se në pozicionin aktual në të cilin gjendet Ksova mundësia është që në prillin e ardhshëm të ketë sërish zgjedhje.

“Sepse ky konstalacon aktual në cilin do kombinim nuk mund me zgjedh presidentin ose presidenen e re, në mars të vitit të ardhshëm kur skadon mandati i presidentes aktuale, dhe nëse kjo nuk ndodh ne duhet të shkojmë në zgjedhje., tha ai.

Kryetari i PDK-së tha se qeverisja e ardhshme nga kushdo që do të krijohet do të jetë e shumicës minimale.

Megjithatë sipas tij në Kuvendin e Kosovës ka pasur qeveri me më shumë se dy të tretat e deputetvë e s’kemi qenë në gjendje me i çu përpara do çëshjtje të rëndësishme.

“E po ashtu kemi qenë qeveri e pakicës më më pak se 61 deputetë po kemi kry punë shumë të mëdha e projekte të rëndësishme për Kosovën, nuk e shoh domosdoshmërinë e pasjes së shumë numrave për me kry punë, kqyre këtë qeveri kanë pasur 58 deputetë , një kohë e ka kontrollu edhe presidencën por punë s’ka kry”, tha Krasniqi./rtv21

Shpërndaje në rrjete sociale