Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës sot rreth orës 13:20 kanë marrë një shumë parash në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, po kryhen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash.
Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...