Ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Albin Kurti, ka pritur në një takim ish-gazetarë, redaktorë dhe autorë librash të gazetës “Rilindja”, me rastin e 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.
Sipas Kurtit, takimi u organizua për të kujtuar rolin e “Rilindjes” si gazetë dhe shtëpi botuese, si dhe për të diskutuar rëndësinë e raportimit dhe mbulimit të ngjarjeve historike.
Ai vlerësoi se gazeta “Rilindja”, me botimet e saj përgjatë katër dekadave e gjysmë, përbën një arkivë të çmuar të historiografisë së Kosovës.
“Gazeta e përditshme Rilindja me numrat e saj përgjatë katër dekadave e gjysmë janë arkivë e çmuar e historiografisë sonë. Bashkë me Universitetin e Prishtinës dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, ajo pati rol qendror në emancipimin shoqëror dhe kultivimin e shqipes së shkruar. Përtej informimit, botimet e saj ishin vetëdije profesionale e kombëtare dhe referencë që i mbijeton kohës”, ka shkruar Kurti.
Në takim morën pjesë Binak Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Evliana Berani, Dush Gashi, Mehmet Gjata dhe Emine Berisha, ish-gazetarë, redaktorë dhe autorë librash të “Rilindjes”./Arbresh.info
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...