Në Pentagon është bërë zbulimi i monumentit i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ndaj forcave serbe.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Përmes një postimi në Facebook Çitaku publikuar edhe disa foto nga kjo ngjarje.

“Me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosevicit. Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali”, shkruan Çitaku.

Kujtojmë se më 24 mars të vitit 199 në orën 19:45, aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë.
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...