Serbia në Parlamentin Evropian vazhdon t’i përkrahë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë ndihmë ajo e bënë duke kundërshtuar rezolutat ose deklaratat për këto shtete që i miraton Parlamenti.
Delegatët serbë në PE më së shumti janë deklaruar kundër rezolutave dhe deklaratave që dënonin Rusinë për veprimet në Ukrainë e Siri por edhe në planin e respektimit të të drejtave të njeriut. Serbia ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtojë vënien e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë për shkak se ajo përkrah separatistë rusë në lindje të Ukrainës.
Njësoj ka qenë edhe kur në Bashkimin Evropian është bërë fjalë për Kinën. Por nuk janë vetëm këto dy shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit që marrin përkrahje nga Serbia në institucionet evropiane.
Përkrahje nga Serbia kanë marrë edhe dy vende afrikane (Kongoja dhe Uganda) si dhe Venezuela që po ashtu s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia, deri në anëtarësim në BE ka për të hapur edhe disa kapituj. Ndër ta më i vështiri për të është kapitulli 35 që ka të bëjë me Kosovën.
Edhe kapitulli 31, që kërkon harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në, shihet pengesë për Serbinë pasi ai kërkon marrjen e vendimeve njësoj sikur Bashkimi Evropian. Lituania tashmë ka paralajmëruar bllokimin e Serbisë në BE nëse nuk ndjek politikat evropiane ndaj Rusisë.
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...