Presidenti Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të pres në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 16:30 sipas kohës sonë, apo në orën 10:30 sipas orës lokale, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim arbresh.info mëson se do të diskutohet për sfidat dhe punën që duhet bërë përpara Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane, dhe se delegacioni i Kosovë pret rikonfirmimin e BE për mbështetje në reforma.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga presidenti Thaçi, është edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Pacolli, do të zhvillojnë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Ata do të marrin pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini./arbresh.info/
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...