Në orë 13:00 fillon takimi i liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.
Në këtë takim pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Detajet lidhur me ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës ende nuk dihen zyrtarisht.
Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.
Ndërsa sa i përket kabinetit qeverisës, u bë e ditur se do të jenë 12 ministri./arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...