Në Ministrinë e Mbrojtjes u shënua Dita e Komunitetit Turk, ku u organizua pritje zyrtare për ushtarakët dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së nga ky komunitet.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexhepllar, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe shefi grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Maqedonci i uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe të gjithë zyrtarëve, oficerëve dhe nënoficerëve të komunitetit turk i uroi shënimin e ditës së tyre kombëtare.
Ministri theksoi se komuniteti turk gëzon një respekt të veçantë të cilët e kanë fituar me punën dhe përkushtimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Ai shprehu angazhimin e tij maksimal që në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK të rritet numri i pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, duke përfshirë dhe komunitetin turk.
Ndërsa, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, theksoi se historia e angazhimit të komunitetit turk dhe kontributi i këtij komuniteti është në të gjitha fazat e krijimit të shtetit tonë dhe veçanërisht në ndërtimin e FSK-së.
Ai nënvizoi se pjesëtarët e komunitetit turk brenda FSK-së shërbejnë si një urë lidhëse e fuqishme në mes të Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Të pranishmëve në këtë ceremoni gjithashtu me një fjalë rasti iu drejtuan edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, Sabri Tunç Angili, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe shefi grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan./Arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje