Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paralajmëruar prej kohësh, ka filluar me mungesa të dukshme. Kryeparlamentari Dimal Basha ka nisur takimin konsultativ vetëm me dy nga katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun dhe Emilija Rexhepin.
Nga ana tjetër, nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje. Të dyja partitë, që ishin të parat që paralajmëruan mungesën, kanë shprehur qëndrime kritike ndaj këtij takimi.
LDK-ja e ka cilësuar mbledhjen si të papajtueshme me Kushtetutën, ndërsa PDK-ja e ka konsideruar të panevojshme dhe pa kuptim thirrjen e saj.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit