Një numër i madh veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë nisur drejt Hagës, ku të dielën më 14 shtator do të mbahet një protestë përballë Dhomave të Specializuara.
Veteranët kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes portit Durrës-Bari, për të shmangur tranzitin nëpër Serbi dhe Mal të Zi – rrugë të cilat mund të paraqesin pengesa për ta gjatë udhëtimit.
Protesta e paralajmëruar për të dielën pritet të mbledhë pjesëmarrës jo vetëm nga diaspora, por edhe nga të gjitha trevat shqiptare, si shenjë solidariteti me ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Organizatori i protestës në Hagë, Fatmir Koci, ka dhënë detaje rreth përgatitjeve për protestën e organizuar nga mërgata kundër Gjykatës Speciale.
Ai tha se interesimi është i madh dhe se organizimi po bëhet nga pothuajse të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë.
Ai bëri të ditur se, ndonëse autoritetet holandeze nuk kanë dhënë leje që protesta të mbahet afër objektit të Gjykatës Speciale, është aprovuar mbajtja e saj në një park të afërt./Arbresh.info
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...