Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, nën prezencën e presidentit Donald Trump.
Hoxhaj ka thënë se në këtë marrëveshje ka pasur dhe një pikë të 10-të për njohjen e Kosovës nga Serbia, por sipas tij, është hequr, pasi pala e Kosovës nuk ka insistuar.
“Në marrëveshjen e ShBA-së ka pasur një pikë të dhjetë për njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo pikë është hequr, pasi nuk ka pasur insistim nga pala kosovare. Tani, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen, por duhet ta bëjë përgjegjëse Serbinë për çështjet gjeopolitike. Marrëveshja ka elementë të mirë, se është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por dilema kryesore është mbajtja e Serbisë si përgjegjëse”, është shprehur ish-ministri Hoxhaj./epokaere/
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...