Vendosja e tendave, është dëshmi se në Badovc do të qëndrojnë më gjatë se një ditë.
Prandaj, anëtarët e njësitit për kërkim shpëtim, duhet të sigurohen se ku do ta kalojnë një natë.
Por, përveç detyrës për rregullimin e vendqëndrimit, njësiti do t’i testoj edhe barkat me të cilat do të kryej kërkimet në liqenin e Badovcit, njofton Klan Kosova.
E në momentin kur zbarkon edhe barka në ujë, 11 shpëtimtarët ndahen në dy ekipe.
Derisa njësiti niset për detyrën testuese, Drejtori i departamentit të Gatishmërisë, pranë Agjencisë për Emergjenca, Hajriz Sejdiu thotë që me këto pajisje që janë donacion i instrumentit IPA në kuadër të Bashkimit Evropian, kanë intervenuar edhe në jetën reale.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...