Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, prej nga ju furnizohen qytetarët e Prishtinës dhe disa komunave me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 metra nën kapëderdhje, ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra.
“Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 h pa ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në teren nga ora 08.30 deri në orën 22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza”, thuhet në njoftim.
Sipas KRU “Prishtina” me të filluar vitin 2020 do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera. /Telegrafi/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...