Në portin e Durrësit u kapën mbrëmjen e kaluar 45.5 kg kokainë.
Lënda narkorike ishte e fshehur në një kontenier me mish pule që kishte ardhur tranzit nga Brazili.
Ngarkesa me mish ka ardhur për llogari të një kompanie.
Në pranga janë vënë Arben Ferizi, banues në Prishtinë, me detyrë administrator i kompanisë dhe Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Mësohet se ngarkesa me mish kishte si denstinacion “Apetit Group” në Maqedoninë e Veriut, me administrator Arben Ferizin.
Sakaq, kjo kompani operon prej vitesh në treg edhe në Kosovë.
“Apetit Group” në Kosovë ndodhet në Vushtri.
Ndërsa në vitin 2019 në këtë kompani ka ndodhur një vrasje. Asokohe është vrarë, Armend Kutllovci, ish-punonjës. /abcnews.al/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...