Në Komunën e Prishtinës u hapën 220 vende të reja të punës falë marrëveshjes që Komuna e Prishtinës nënshkroi me IQ – to – Link.
Kryetari Ahmeti tha se synim strategjik i Komunës së Prishtinës është që ajo të shndërrohet në qendër të shërbimeve “out – source”. Ai tha se do t’u krijohen kushte edhe kompanive të tjera që janë të interesuara për nënkontraktimin e shërbimeve pasi që në Komunën e Prishtinës ekziston një potencial i madh i të rinjve që do të punësoheshin në këto kompani.
Ky projekt ka të bëjë me një qendër të thirrjeve për kompaninë e njohur ndërkombëtare Deutsche Post DHL group, ndërsa Komuna e Prishtinës përmes Ndërmarrjes Publike Banesore i ka ofruar kushtet që kjo kompani t’i hap këto vende të punës në Prishtinë, e jo në ndonjë vend tjetër të regjionit.
Në fazat e ardhshme pritet edhe rrritja e numrit të punësuarve në kompaninën IQ – to – Link.
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...