Nga 20 personat e prekur me koronavirus në Kosovë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare aktualisht janë të shtrirë trembëdhjetë persona.
Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, porse mbeten nën mbikëqyrje mjekësore.
Ai tha se qytetarët që dyshojnë se janë të prekur me koronavirus, në vazhdimësi po i frekuentojnë institucionet shëndetësore për t’i kryer testet laboratorike.
“Sa i përket testimit, nuk mund të jap ndonjë numër të saktë se sa njerëz gjatë ditës po testohen, meqë frekuenca e tyre është e madhe. Por, të gjitha testet kryhen në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik gjatë ditës, përpos atyre që vijnë pasdite, e që analizat u dalin të nesërmen në mëngjes”, tha Krasniqi.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.
Aktualisht janë 20 persona të infektuar.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për luftimin e sëmundjes, përfshirë shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...