Kanë kaluar tre muaj që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, por Kosova ende nuk ka arritur të formojë institucionet e reja. Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet pas 15 përpjekjesh, dhe kjo po shkakton probleme serioze në funksionimin e shtetit.
Për të gjetur një zgjidhje, Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur sot një takim me liderët e partive parlamentare. Takimi do të mbahet në orën 13:00 në Presidencë, dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Albin Kurti (LVV), Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK).
Nga ora 15:00, presidentja do të takohet edhe me përfaqësuesit e subjekteve të komuniteteve joshumicë, për të diskutuar po ashtu mbi ngërçin institucional.
Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë sot përpjekjen e 16-të për konstituim, me seancën që nis në orën 10:30. Deri më tani, mungesa e marrëveshjes mes partive ka penguar formimin e institucioneve./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...