Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave, femër dhe mashkull, pasi të njëjtit dyshohen se në këmbim të parave kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare.
Sipas raportit 24 orësh, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj, shkruan arbresh.info
“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE /OBILIQ 30.05.2022 – 15:58. Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri