Në Klinikën e Kardiokirurgjise është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur te një pacient i moshës 61 vjeçare.
Ai kishte infarkt të miokardit dhe ishte i stentuar në arteriet e zemrës me dy stente. Gjithashtu, kishte edhe sëmundje tjera.
Si pasojë e infaktit të miokardit, kishte një komplikim: rupturë e pëmbajtur, (çarje) e ventrikulit të majtë me pseudoaneurizmë të pjesës apikolaterale të ventrikulit të majtë.
Pacienti është marrë në sallë të operacionit me urgjencë dhe është operuar me sukses nga ekipi i përbërë prej kardiokirurgëve, anesteziologëve dhe personelit mbeshtetës.
Ruptura e ventrikulit të majtë ndodh më pak se 1%, pas infarktit të miokardit, por që ka vdekshmëri ekstremisht të lartë, veçanërisht kur nuk operohet.
Ajo zhvillohet në terren të infarktit, të shoqëruar me arterial hypertension apo përdorim të kortikosteroideve. Ruptura e ventrikulit të majtë rezulton tamponade kardiake, shok kardiogjen dhe vdekje.
Kur shoqërohet me aneurizmë ose pseudoaneurizmë, perveç ruptures, janë të shpeshta edhe fenomenet e trombembolizmit e aritmive./arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...