Tetë familje të Komunës së Istogut se shpejti do të behën me kulm mbi kokë falë një investimi të Komunës së Istogut, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga ky qytet.
Zëdhënësja e kësaj Komune, Jeta Balaj, i ka thënë se edhe sivjet në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për të pastrehët“ komuna e Istogut është duke i ndërtuar 8 shtëpi për familjet e pastreha. Atyre do t’ju sigurohet një kulm mbi kokë dhe një jetesë më e mirë.
Është i katërti vit më radhë që Komuna e Istogut ndan buxhet për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë. Sivjet nga buxheti komunal janë ndarë 84.000 euro për ndërtimin e tetë shtëpive. Ky projekt ka filluar implementimin dhe është në realizim e sipër. Tashmë kanë filluar ndërtimet dhe pritet që për një periudhë të shkurtër të përfundohen.
Që katër vite janë ndërtuar 28 shtëpi në kuadër të këtij projekti dhe ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari