Punimet për ndërtimin e autostradës drejt Rajonit të Anamoravës, do të nisin më së largu në muajin gusht.
Pas miratimit të vendimit nga ana e Qeverisë për themelimin e Komisionit ndërministror në krye me ministrin e Infrastrukturës, pritet që të shpallet edhe tenderi, raporton KTV.
Për pjesën e parë të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë në gjatësi prej 22 kilometrash, kjo ministri po planifikon që t’i harxhojë mjetet e ndara nga buxheti i shtetit.
Ndërsa, për pjesën e dytë të ndërtimit të Autostradës prej 30 kilometrash, Ministria do të marrë kredi nga BERZH- i dhe Banka për Investime Evropiane, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për ndihmë.
Ndërkaq, në projektin, i cili është hartuar deri në detajin e fundit, autostrada do ta ndërrojë drejtimin.
Ministria është në përfundim edhe të procedurave të elaborimit të shpronësimit.
Pjesa më e madhe e autostradës do të shkojë nëpër toka shoqërore të pabanuara dhe përllogaritjet e para janë se i gjithë projekti do të kushtojë deri në 260 milionë euro.
Ajo do të jetë e gjatë 47.1 kilometra dhe do të lidhë korridorin 6, 7 dhe 10.
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...