Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity ka shpërndarë sot 400 pako ushqimore bazike për familjet në nevojë, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari Alban Hyseni.
“Ky aktivitet në mbështetje ndaj familjeve në kohë pandemie, e sidomos tash që jemi në muajin e Ramazanit, është shumë i mirëpritur, prandaj e falënderoj organizatën Qatar Charity për mbështetjen e madhe për këto familje. Ky është vetëm njëri prej aktiviteteve që e kemi nisur me këtë organizatë”, ka thënë me këtë rast Hyseni.
Përfaqësuesi i organizatës Qatar Charity, Ukë Rexhepi, pasin e falënderoi Hysenin për bashkëpunimin, tha se kjo është një dhuratë për familjet në nevojë në Gjilan për t’ua zbutur sado pak gjendjen ekonomike.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtorët komunalë, Aurorë Osmani Buca e Kushtrim Zeqiri.
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...