Komiteti i Gjilanit e vlerëson si lajm të mirë licencimin e një laboratori për testet serologjike
Nga sot ka filluar testimi i qytetarëve që me vullnetin e tyre mund t’i bëjnë analizat serologjike, në laboratorin Biolab.
Komiteti për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 në Gjilan, ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët që tashmë kanë adresë se ku mund t’i bëjnë testet serologjike.
Ndërkohë, gjendja e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është si vijon: 660 të infektuar, 442 të shëruar, 191 raste aktive, 51 të hospitalizuar, 27 të vdekur, derisa mostra në pritje janë 37.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në respektimin e masave, bartjen e maskës, higjienën personale dhe mbajtjen e distancësn fizike, në momentin që dalin në ambiente publike./arbresh.info
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën