Në qytetin e Strasbourgut në Francë është mbajtur një festë diplomatike me shfaqje të kulturave të ndryshme.
Në sheshin “Place du Château”, pranë Katedrales Notre-Dame u vendosën tenda të bardha që qytetarëve të Strasbourgut t’iu prezantohet një shumëllojshmëri kulturash origjinale, njofton Klan Kosova.
Aty kishte edhe kostume popullore, instrumente muzikore, flamuj dhe specialitete kulinare.
Në tendën e Kosovës pu prezantuan artistja e punimeve të argjilës, Agata Cetta; kompanitë si
“Safrani&Co”, “Birra Peja”, “Stone Castle”, si dhe aty mori pjesë asambli i valleve popullore “Pavarësia”.
Në këtë ngjarje ishte edhe ambasadorja e Kosovës, Mimoza Ahmetaj, ku bashkë me disa kureshtarë të kulturës shqiptare dhe bashkatdhetarë shtruan drekë.
Kryetari i Strassbourgut, Roland Ries, në fjalën e tij e cilësoi këtë festë në mënyrë simbolike dialog me botën.
“Kjo ngjarje synon që të jetë tradicionale. Prania e kaq shumë përfaqësive diplomatike tregon për interesimin dhe bashkëpunimin e mirë të dyanshëm në mes të qytetit dhe shteteve përfaqësuese”.
Në këtë shesh performuan edhe vajzat e grupit “Pavarësia”, të cilat u duartrokitën për shfaqjen e tyre.
Për këtë ngjarje tregoi profesoresha e frëngjishtes dhe historisë në Francë, Ardiana Faja Toska, e cila ishte e ftuar.
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...