Sot Qendra e Aftësimit Profesional e cila është në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Rrjetit OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt certifikuan 25 të rinj që ndjekën trajnimin tre muaj intensiv në fushën e gastronomisë (kuzhines), ku ky trajnim ishte në kuadër të projektit: “One for All” i cili po implementohet nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt, e mbështetur nga Organizata Gjermane GIZ.
Poashtu sot u realizuar panairi i karrierës, gara në mes pjesëmarrësve të gastronomisë si dhe lidhja në mes ofertës dhe kërkesës ku gjatë panairit të karrierës 25 (njëzet e pesë) pjesëmarrësit patën mundësin ti nënshtrohen komisionit vlerësues në nivel të Qendrës Aftësimit Profesional dhe komisionit joformal në përbërje të kuzhinierëve nga bizneset “COTTO-Rubis”, “Plus Burger”, Restorant “Ariu” dhe Restorant “Sharri” Strazh dhe nga gjashtë (6) pozitat e publikuara nga ana e përfaqësueseve të bizneseve tre nga pjesëmarrësit u çertifikuan në arritën të targetohen që nënkupton mundësin e lidhjes së marrëveshjes për punësim dhe praktiken në punë.
Duke falënderuar Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Zyrën e Punësimit në Ferizaj dhe komunitetin e biznesit në fushën e hotelerisë ky trajnim arrit rezultatet që një numër i madh i çertifikuesëve lidhen marrëveshje dhe poashtu disa nga pjesëmarrësit e trajnimit do ndjekin praktik pune dhe me mundësi punësimi./arbresh.info
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”