Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.
Në rastin e parë është arrestuar një 17 vjeçar. Ndërsa arma është konfiksuar.
“Me datën 20.12.2024, rreth orës 11:40 kemi pranuar një informatë se një person posedon me vete armë zjarri dhe është duke qëndruar me një kafiteri. Pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në rroba civile menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur personin L.S (M/K) i moshës 17 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë). I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma është konfiskuar”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa në rastin e dytë, policia ka arrestuat një 26 vjeçar, ku pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Me datën 20.12.2024, rreth orës 17:30 gjatë patrullimit policët e stacionit në Shtime kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, tek i dyshuari E.S (M/K) i moshës 26 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/


Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së