Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një periudhe të shkurtër kohore, në burgun e Dubravës është gjetur dhe sekuestruar drogë, e llojit marihuanë.
Më 12 shkurt, gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë marihuanë, ndërsa më 23 shkurt gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë drogë.
“Raportohet se gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK.
“Raportohet se gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK.
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...